TIRANË

Ndonëse pjesa më e madhe mezi e kanë pritur vaksinën anti-COVID, ka nga ata që e shohin me skepticizëm dhe kërkojnë më shumë informacione.

Akademiku Artan Fuga e cilëson trafik jo transparent, jo legal duke kërkuar logon e laboratorit, burimin e shpërndarjes, kontratën, çmimin etj. Ai thekson se shëndeti publik kërkon transparencë maksimale.

“Ore, po pse mo edhe vaksinat me trafik jo transparent, jo legal, do t’i çpojmë bythët ne? (Më falni për termin) Tregoni mo jo vetëm logon e laboratorit, por edhe burimin e shpërndarjes së tyre, kontratën, çmimin, etj., mos trembni miletin, sepse shëndeti publik do transparencë të plotë. Ore mund të shesë njeri medikamente duke thënë i gjeta në rrugë? Shëndeti publik kërkon transparencë maksimale. Nuk ka sekret për origjinën nga vijnë vaksinat! Nuk jemi në kamp përqendrimi ku mjeku të fut injeksionin pa të dhënë garancitë e transparencës”, shkruan Fuga.

Fuga Fb
Fuga Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: