Kryetari i PD-së, Sali Berisha i është përgjigjur një prej ndjekësve të tij se përse nuk e përjashton Enkelejd Alibeajn nga kjo forcë politike.

“Ne hoqëm nga statuti i PD-së nenin e përjashtimin me besimin më të madh se procesi në të cilin po kalonte PD duhet të dominonin përpjekjet për ribashkimin e të gjithë kontributorëve politikë të kësaj partie. Në këtë kontekst jo vetëm që nuk kemi nen përjashtimi, por kemi edhe një nen që lejon cilido që nuk bie dakord me qëndrime të caktuara, të krijojë fraksion brenda PD-së. Opozita e vërtetë pësoi një infeksion të rëndë dhe akti më makabër, më armiqësor i Edi Ramës pas grabitjes së votës së shqiptarëve është grabitja e kreut të opozitës shqiptare në mënyrën më mafioze, më të rëndë, më të papranueshme. Le ta marrim si një proces këtë. Janë qytetarët shqiptarë ata që shikojnë kush mbron interesat dhe kush është i emëruar”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb