Olta Boka ka bërë një rrëfim shumë të veçantë këtë të premte në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Ndër të tjera, këngëtarja tregoi edhe arsyen që fshihet pas vendimit për ta mbajtur portretin e vogëlushes së saj të fshehtë.

Ajo tha se Gaia nuk është ende në moshën e duhur të vendosë nëse do të jetë pjesë e medias ose jo.

“E kam bërë unë këtë zgjedhje. Unë jam rritur në media dhe e di shumë mirë se çfarë do të thotë. Në moshën që ajo ka, aq të vogël nuk e koncepton dot sepse nuk e ka kapacitet për veten e saj. Nëse në të ardhmen ajo do të dojë të jetë pjesë e medias, është okay, por sa më përket mua, nuk dua ta publikoj”,– zbuloi Olta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: