Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Open” në News24, foli mbi pikëpyetjet e koalicionit të opozitës dhe arsyes pse nuk u bashkua me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe me Partinë e Lirisë.
Mediu tha se arsyeja është elektorale, teksa shoti se është e rëndësishme që opozita të dalë me një kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit.
Ai shtoi se sa më shumë njerëz në garë të ketë aq më mirë do të jetë.
“Kjo është arsye elektorale. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë dhe kjo fillon me një kandidat të përbashkët. Rëndësia për të dalë me një kandidatë të vetëm është një mundësi. Rëndësia për të dalë me një kandidatë të vetëm është një mundësi. Të gjithë duhet të kenë listën e tyre të këshilltarëve, aq më mirë është për opozitën dhe kryetarin e Bashkisë, pasi krijon një elektorat më të drejtë. E rëndësishme është që kandidatët për kryetar bashkie duhet të jenë qendra e bashkëpunimit. Do ju them pse.
Ne kemi nevojë që të kemi sa më shumë njerëz në garë. Potencialet e PD nuk do të ishin në garë për t’i dhënë mundësi kandidatëve. Do të ishte një marrëdhënie formale. Formula është thjeshtë kur je në koalicion. E kemi bërë që në 2001 me PD. Por sot, sa më shumë parti që të kemi, aq më mirë do jetë për mbështetjen e kandidatëve. E kemi pasur këtë formulë, por që nga viti 2015, për shkak të një politike absurde të ndjekur nga PD nuk kemi pasur mundësi të marrim pjesë në zgjedhje.
Do u kërkoja kolegëve që të heqin dorë nga debati. Do ishte mirë të mos kishte kandidat mazhoritar. Ia kërkoj Alibeaj, Bardhit, Tabakut dhe kujtdo që ka sens politik. Secili është i aftë të gjykojë se ku janë kandidatët favorit dhe konkurrenca ndaj tyre do ishte cenim”, tha Mediu.
