Kreu i PD, Sali Berisha, duke iu referuar procedurave, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Berisha u parshkoi në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Berisha replikoi me gazetaren Klodiana Lala, teksa kjo e fundit e pyeti se pse PD po e mban të fshehtë dosjen ‘Balluku’. Ai tha se nuk i nxjerr të dhënat e dosjes për shkak të moszbulimit të dëshmitarëve, të penduarve të drejtësisë.

“Në atë dosjen ‘Balluku’, të garantoj unë ty se po të ishte Sali Berisha paditësi, do e bëja sekrete (publike), Por këtu jam palë. Jam i detyruar. Kolegëve të mi nuk i kërkoj. Aty ka dëshmitarë, bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe unë në asnjë rrethanë nuk pranoj kurrë që ata të tradhtohen. Ata janë njerëz të çmuar. Pavarësisht se kanë bërë gabime. I kanë thirrur vetes dhe kanë gjetur një mlg njerëzore te vetja dhe ti shërbejnë njerëzve me dëshminë e tyre. Ata që kërkojnë që ne të nxjerrim në treg të penduarit e drejtësisë, gabohen se s’do ta bëjmë kurrë. Ne jemi për mbështetje të plotë e totale të hetimeve. Si më thua mua të nxjerr për herë të parë bashkëpunëtorët e drejtësisë?! Di që e kam thënë Klodiana. Aty ka të penduar të drejtësisë, nuk jam për të dalë ata, por jam për mbrojtjen e tyre.”, tha ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.

Ndërkohë, për dy të pandehurit e tjerë, Xhimi Begeja, ortak i Malltezit, dhe Andia Pustina, financiere në kompaninë “Homeplan”, prokuroria ka ngritur akuza për përfshirje në skema të pastrimit të parave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: