Zv/presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho akuzoi policinë se ka për qëllim të provokojë protestuesit e opozitës. Xhixho tha në studion e News24 se gjatë protestës së fundit policia kishte tendencë të dhunonte mbështetësit e opozitës.

E pyetur se pse protestat e PD-së nuk janë të vazhdueshme si në Serbi, por shuhen brenda disa orëve, Xhixho tha se kjo është një taktikë e partive opozitare të cilat tubohen në ditë të caktuara për t’i dhënë një mesazh qeverisë.

Erisa Xhixho: Policia të zbatojë ligjin dhe të mos provokojë qytetarët. Policia na provokon në protesta. Edhe te sheshi ëilson, në protestën e fundit është parë që policia donte të dhunonte qytetarët, unë isha pjesë e tyre. Ka patur një tendencë për të mos lejuar protestat e qytetarëve. Në Serbi qytetarët në rrugë protestojnë. Në Francë, në Bruksel fermerët në rrugë protestuan. Propaganda e qeverisë është për të ulur mendimin kritik dhe zërin e opozitës. Çdo qytetar është në të drejtën e tij Kushtetuese për të protestuar.

Pyetje: Pse shuhen protestat pas një tubimi?
Erisa Xhixho: Nuk është shuarje. Një taktikë e opozitës për të protestuar në ditë të caktuara për rrëzimin e narkoshtetit dhe për të dhënë një mesazh të fortë për të gjitha padrejtësitë që vuajnë qytetarët. Opozita proteston për t’u dëgjuar nga kjo qeveri. Por edhe ofrojmë alternativën tonë qeverisëse për 11 majin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb