TIRANE

Ish-konkurrentja e Për’Puthen, Antonela Berisha I ka habitur të gjithë me deklartën e saj të fundit. Bukuroshja bionde ishte e ftuar në rubrikën ‘Trotuar’ ku u diskutua rreth parave.

Gjatë diskutimit, Antonela tregoi ‘kërkesat’ e saj dhe theksoi se mashkulli që do të ketë në krahë duhet të jetë i pasur.

“Mashkulli po nuk ishte bos, të mos më afrohet. Sepse duhet të m’i plotësojë të gjitha kushtet. Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022?”– u shpreh ajo.

Kujtojmë se disa kohë më parë, Antonela ishte e ftuar në ‘Wake Up’ ku u pyet se me cilët prej ish-banorëve të “Big Brother VIP” ka ruajtur raporte të mira dhe ajo përmendi vetëm Beatrix Ramosaj, Sarah Berishën dhe Dj Pm. Monika? Askund, duke lënë të nënkuptphej se raporti mes dy mikeshave ishte krisur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: