Paris Saint-Germain nuk njeh rivalë. Skuadra nga Parisi ka shkatërruar me rezultatin e thellë 4-0 skuadrën e Monakos.  Edinson Cavani ishte njeriu i kësaj ndeshjes, uruguaiani në këtë takim kompletoi hat-trik (4′, 11′, 54′). Ndërkohë që nuk ka munguar edhe ‘firma’ e Neymar në këtë takim. Braziliani shënoi në minutën e 64′ nga pika e bardhe e penalltisë duke vulosur rezultatin në shifrat 4-0.

Pas kësaj fitore PSG renditet në vendin e parë me 39 pikë me një diferencë të thellë prej 13 pikësh me vendin e dytë Lille. Ndërsa skuadra e Monaco po përjeton një krizë rezultatesh pasi renditet në vendin 19-të me vetëm shtatë pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb