Justin Bieber kohët e fundit bëri një vizitë në Burgun Shtetëror të Kalifornisë në Lancaster, për të mbështetur programe të bazuara në besim në qendrën e korrigjimit.

Dhe gruaja e tij Hailey Bieber, gati një javë më vonë, postoi në Instagram imazhe të cilat reflektuan në ditën që ua ndryshoi jetën, ndërsa ndau gjithashtu tre fotografi – të marra nga fotografi Rory Kramer – për veten dhe yllin e muzikës 27-vjeçar.

“Kisha mundësinë të vizitoja Burgun Shtetëror të Kalifornisë në Lancaster. Një ditë e pabesueshme që ndryshon jetën”, shkroi modelja 24-vjeçare, e cila mburret me gati 34 milion ndjekës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Bieber theksoi se kurrë nuk do të harrojë njerëzit e mahnitshëm që takuan dhe historitë e tyre të pabesueshme.

“Faleminderit të gjithë të përfshirëve që e bënë të mundur këtë!” përfundoi ajo.

Një foto veçanërisht e rëndësishme që Hailey zgjodhi të përfshinte në postim ishte një foto e saj dhe Justin duke u kapur për dore ndërsa po i afroheshin burgut të shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb