Nënkryetari i lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, në fjalën e tij nga seanca në Kuvend, iu referua medias gjermane ZDF mbi kanabizimin në vend.

Ai shpjegoi se sipas kësaj mediaje, Shqipëria pasqyrohet si një vend ku mbjellja e kanabisit ka pushtuar malet dhe ku besimi në polici është i ulët.

“Pasi u rritën si trafikantë kryesore klanet shqiptare po hyjnë në Afrikën e Jugut. Në fillim ishin partnerë të italianëve tani janë importues të dorës së parë të drogës nga Ekuadori që vjen me banane.
ZDF thotë se mbjellja e kanabisit ka pushtuar edhe malet.
Ka pak besim brenda policisë. Cilat infrmacione janë të sigurta kur janë në duart e saj? Pra një polici që dekonspiron operancionet e saj.

Kriminelët përfitojnë nga varfëria në vend dhe nga një shtet që u ofron pak në krahasim me atë që i ofron klaneve mafioze.
Shteti është i dobët dhe nuk u ofron gjë të rinjve. 2/3 e të rinjve duan të largohen nga vendi.

E vërteta e Shqipërisë e 9 viteve të fundit është kjo e skanuar nga ky televizion.

Sepse edhe në kushtet e krizës më të rëndë ekonomike qeveria zgjedh të punojë me borde që qeveri oligarki janë njësh.

237 lekë të vjetra është litri i naftës në Tiranë, 196 lekë është nw Shkupin pa det në Maqedoninë pa naftë, pra 35 përqind më lirë.
Edhe një herë thirrje nga kjo seancë.

Aq sa dëgjon ky parlament i shurdhër. Ka disa nisma ligjore si ai i çmimit të naftës.

Ky Parlament që është rrëmbyer e është kthyer në prone të qeversë, nuk merr mundimin as t’i shqyrtojë.
Është një maskarallëk parlamentar dhe turp i madh që nisma të qeverisë kalohen pa asnjë procedurë dhe i njëjti shqetësim që e ngremë ne bllokohet për javë e javë të tëra.
Punë të mbarë në shkatërrimin përfundimtar të këtij vendi nga ana e kësaj qeverie”, tha Vasili.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb