Si rezultat i kontrolleve në kryeqytet, bazuar në denoncimet e qytetarëve, deri tani janë evidentuar 3 raste të ofrimit të shërbimit “Taxi”, në kundërshtim me kriteret e licencave të transportit.

Sipas policisë, janë proceduar penalisht dhe administrativisht 3 drejtues mjetesh të cilët kanë fshehur të ardhurat që vinin nga ky aktivitet. shtetasit, Sh. A., R. Ç. dhe Sh. L..

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve ekonomike, si dhe për të garantuar ofrimin e shërbimeve konform ligjit, për qytetarët, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, Komisariatit të Policisë Rrugore, Policisë Bashkiake dhe ato të Task Forcës së Transportit Rrugor, Tiranë, si reagim ndaj ankesave dhe shqetësimeve të qytetarëve, për paligjshmëri të ndryshme në shërbimin e transportit, kanë iniciuar planin operacional të koduar “Kriteret”.

Si rezultat i kontrolleve në terren, skuadrat e ekspertëve konstatuan 3 raste të ofrimit të shërbimit “Taxi”, në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në licencat e transportit, duke shkelur rregullat e miratuara nga ky sektor dhe duke u bërë shkak për konflikte midis operatorëve që ofrojnë të njëjtin shërbim”, thuhet në komunikatën e policisë.

Në vijim, krahas procedimit penal, për këta shtetas u plotësuan masat administrative përkatëse, për shkelje të parashikuara në Kodin Rrugor dhe në ligjin “Për transportet rrugore”. Verifikimet në kuadër të planit operacional “Kriteret”, për drejtuesit e mjeteve për transportin e qytetarëve, vijojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb