Punonjësit e kompanisë Bankers Petroleum Albania kanë mbledhur vullnetarisht mbi 17 mijë dollarë për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Kompania Bankers kontribuoi për qeverinë shqiptare duke 1 milionë dollarë, ndërsa punonjësit e kësaj kompanie dhanë kontributin e tyre personal në “e-albania” për mbledhjen e fondeve.

“Kur ndodhi tërmeti, një grup punonjësish tanë shkuan ne Durrës. Dhuruam veshje, batanije e dyshekë. Ky ishte reagimi i parë nga punonjësit. Kompania Bankers dhuroi 1 Milionë dollarë për qeverinë shqiptare por punonjësit tanë mblodhën 17 mijë dollarë dhe I dhuruan. Dashuria, solidarizimi dhe mbështetja që kanë treguar punonjësit tanë është simbol i asaj çka është Bankers”, tha Zv/Drejtori i Burimeve Njerëzore në Bankers Petroleum, Ivan Jin.

Veç shqiptarëve, punonjësit e Bankers Petroleum i përkasin shtetësive të ndryshme si kinezë, kanadezë, anglezë të cilët u bënë bashkë duke u solidarizuar me të prekurit nga tërmeti.

“Të ndihmojmë njëri-tjetrin është parimi kryesor i punonjësve tanë. Çdokush kërkon të japë mbështetjen e tij për të përballuar situatën e vështirë. Tani më shumë se kurrë kërkohet që të bashkohemi dhe t’i ndihmojmë ata me më pak fat, të cilët kanë nevojë për ne”, tha më tej Ivan Jin.

Kompania Bankers Petroleum Albania operon prej 15 vitesh në Shqipëri dhe prodhon naftë në fushën e Patos-Marinzës. Prej vitit 2016, Bankers është nën pronësinë e shoqërisë kineze, Geo Jade Petroleum.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb