Në moshën 35 vjeçare Ivan Rakitic fitoi një tjetër trofe në karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme, duke treguar se mosha për të është thjesht një numër.

Dhe pas triumfit me Sevilla-n në Europa League ndaj Romës, mesfushori kroat ka marrë disa pushime, plotësisht të merituara për të dhe familjen e tij. Raquel Mauri, bashkëshortja e  Rakitic, ka shpërndarë disa foto në Instagram që e portretizojnë atë në pushime me ish-lojtarin e Barcelonës.

Ndryshe nga zakonisht, çifti ka qenë vetëm, pa dy vajzat. Mauri dhe Rakitic kanë marrë një jaht me qira dhe po shijojnë në bgregdetin e Barcelonës, qytet ku pati mundësinë të luante përkrah Messit me shokë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ?Raquel Mauri ? (@raquel_mauri)

Ndonëse është tërhequr nga kombëtarja kroate, në rang klubesh ai nuk ka ndërmend ende të varë këpucët në gozhdë. Bashkëshortja e tij ka pohuar se kur të ndodhë kjo, atëherë familja do të rikthehet të jetojë në Zvicër, aty familja Rakitic është rezidente.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb