Një prej banorëve të zonës së “5 majit”, e cila ishte mëngjesin e kësaj të enjteje në takim me kryeministrin Edi Rama në Parlament, ka treguar detaje të pathëna për atë bisedë.

Në një prononcim për “News 24”, banorja ka thënë se kryeministri thoshte gjatë gjithë kohës pusho dhe përplaste tavolinën. Ajo konfirmoi se nuk do të bëjnë më takim me kryeministrin Rama pasi sipas saj ai nuk i dëgjon.

“Pas pyetjeve që bënim ai thoshte pusho, e përplaste tavolinën, mbi 5 herë. Më është dhënë fjala nga Rama që do flas. Unë në kohë reale mora telefonin dhe incizova. Pas këtij momenti ai iku dhe u largua. Normale nuk do të shkojmë më te Rama. Po na tregonte që ishim të paligjshëm, do të marrim banesa nga taksat e shqiptarëve. E unë i thash po ne nuk jemi shqiptar? Nuk kam pse ta takoj zotin Rama sepse nuk dëgjoi asnjë problem tonin. Ai na tha po deshët mirë, po nuk deshët mirë kjo është”, tha banorja.

Më tej ajo shtoi:

“Ai dëgjoi vetëm nëna Lizën. Unë it hash të më dëgjojë dhe mua, më tha pusho. Më tha më pas do të dëgjoj në fund, por më pas iku. Nuk më tha për problematikat që kemi. Minimalisht doja të më dëgjonte e të më thoshte që do e gjykojmë si çështje e do shohim çdo të bëhet. Ai tha do të merrni banesa sociale, do të trajtoheni si të tërmetit. Më tha unë po ju dhuroj banesa, sepse jeni të paligjshëm. Unë i thash që duhet të na njihet prona, ai thoshte vetëm pusho. Irritimi ndodhi sepse na thoshte që jeni të paligjshëm. Zonja e njësisë katër it ha badygardëve që të na nxirrin jashtë. I thash kjo që thoni ju është si komunizëm. Më tha mos më përmend komunizmin sepse e kam luftuar. Ai nuk donte kundërshtime, donte vetëm po, po si urdhëro. Ne do të vijojmë edhe me anën ligjore, nuk duam të prishet, do kërkojmë mbrojtje dhe duam të anulohen sepse është në kundërshtim me ligjin. Është ligj për të ardhmen”, tha banorja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb