Në emisionin “Pikat mbi I”, u diskutua për luftën në Ukrainë. Të ftuar ishin analisti Artur Zheji dhe avokati Spartak Ngjela.

Për avokatin, Serbia është pranë kapitullimit. Ai theksoi se për Kosovën është një teori mbrojtëse, ose të futet në NATO ose të bashkohet me Shqipërinë në rast të një sulmi serb, në vazhdën e tensioneve që kanë kapluar Ukrainën.

Nga ana tjetër, Zheji theksoi se ushtria e Kosovës është në gatishmëri pasi forca ushtarake ruse stërviten prej kohësh në territorin serb.

Ngjela: Sulmi që e vazhdon dhe ndalon vazhdon kapitullimin. Problemi qëndron se fakti që është në një situatë të tillë nuk e pranon dot. Ai mendoi se do të thyente Francës, e vendet sllave. Por nuk mundi dot. Ngulmimi amerikan nuk pranoi kërkesën e tij që të hiqej nga NATO Ukraina, e cila kishte bërë kërkesë. Sot po flitet për Kosovën në NATO. E gjitha është në favorin tonë. Sa më shumë humbet Moska aq më shumë fitojmë ne. Për Kosovën kanë nxjerrë këtë teori ose do të fusin Kosovën në NATO ose do të bashkohet me Shqipërinë.

Zheji: Ka shqetësim në Kosovë dhe është kërkuar që baza ushtarake në Kosovë të ketë status të përhershëm. Ka pasur dhe një aktivizim të ushtrisë së Kosovës pikërisht nga shqetësimi i ligjshëm se mund të ketë shqetësime serbe në kufi. Njihet taktika që ka për të krijuar situata. Duhet gjetur një rrugëdalje. Për të frenuar impaktin destabilizues kemi këtë ngritje të shkallës së gatishmërisë së ushtrisë së Kosovës, sepse dihet prania e shtuar e javëve të fundit të njësive trajnuese ushtarake ruse në Serbi. Ka një bazë okulte, që dyshohet se është në Serbi.

Ngjela: Një raketë ia rrëzuan Rusisë, vetëm Amerika e ka anti-raketën. Do të shihni të tjera, mos u mërzisni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb