Biletat e fluturimit pa kthim nga Rusia po shiten me shpejtësi sot pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi thirrjen e menjëhershme të 300,000 rezervistëve. Njoftimi i Putinit, i bërë përmes një fjalimi televiziv herët në mëngjes, rriti frikën se disa burra në moshë për lufte, nuk do të lejoheshin të largoheshin nga Rusia.

Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha se thirrja do të kufizohej për ata me përvojë si ushtarë profesionistë ndërsa studentët dhe ata që kishin shërbyer vetëm si rekrute, nuk do të thirreshin.

Megjithatë fluturimet direkte nga Moska në Stamboll dhe në Armeni, të dyja destinacione që lejojnë rusët të hyjnë pa vizë, u shitën menjëherë. Fjalimi i Putin pati ndikim edhe ne çmimin e naftës, e cila u rrit rrufeshëm me më shume se 2 perqind. Një fuçi nafte ne tregjet aziatike shkoi mëngjesin e sotëm ne 92 dollarë amerikane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: