Vladimir Putin është betuar sot për një mandat të ri gjashtëvjeçar si Presidenti i Rusisë.

Në fjalën e tij ai u shpreh se Moska nuk e përjashton dialogun me Perëndimin, por ai duhet të jetë në kushte të barabarta, raporton Reuters.

Në një fjalim të shkurtër, Putin tha gjithashtu se Rusia ishte e hapur për zhvillimin e marrëdhënieve me vendet e tjera që ai i përshkroi si “shumica e botës”.

“Sistemi shtetëror i Rusisë duhet të jetë rezistent ndaj çdo kërcënimi dhe sfide”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: