Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se të gjitha palët duhet të kërkojnë mënyra për t’i dhënë fund luftimeve midis Izraelit dhe Iranit dhe se Moska u kishte përcjellë fuqive të përfshira idetë e saj se si të arrihet paqja.

I pyetur nga Reuters nëse ishte dakord me deklaratat e Izraelit për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran, Putin u tha redaktorëve të lartë të agjencive të lajmeve se shoqëria iraniane po konsolidohej rreth udhëheqjes së Republikës Islamike .

Rusia do të zhvillojë stërvitje ushtarake me Kinën në vitin 2025

Putin tha të mërkurën se Rusia do të zhvillojë stërvitje të përbashkëta ushtarake me Kinën në vitin 2025.

Putini i gatshëm të bisedojë me kancelarin gjerman Merz

Putin tha të mërkurën se ishte gati të bisedonte me kancelarin gjerman Friedrich Merz, por dyshonte se Gjermania mund të ishte ndërmjetëse në bisedimet me Ukrainën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb