Pas suksesit të kundërofensivës ukrainas dhe humbjeve të territoreve të konsiderueshme që deri në javët e fundit ishin në kontrollin e ushtrisë ruse, Kremlini po merr masa që situata të kthehet sërish në favorin e tyre.

Dy ditë më parë presidenti Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm me 300 mijë rezervistëve për vijën e parë të frontit në Ukrainë, ndërsa sot është bërë me dije zëvendësimi i gjeneralit më të lartë rus në krye të logjistikës.

Gjenerali i ushtrisë Dmitry Bulgakov është liruar nga posti i zëvendësministrit të Mbrojtjes dhe do të zëvendësohet nga gjeneralkoloneli Mikhail Mizintsev”, tha Ministria e Mbrojtjes në një postim në Telegram.

Mizinstev, 60 vjeç, ishte sanksionuar më parë nga Britania për rolin e tij në rrethimin e Mariupolit, një qytet port ukrainas i pushtuar nga forcat ruse në maj.

Më parë ai mbante postin e kreut të Qendrës së Kontrollit të Mbrojtjes Kombëtare të Rusisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb