Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të martën një dekret për të paguar 5 milionë rubla (68,800 dollarë) si ndihmë për familjet e ushtarëve rusë që u vranë në luftën në Ukrainë.

Dekreti, i cili përfshin garanci shtesë sociale për ushtarët rusë, forcat e sigurisë dhe familjet e tyre, u publikua në faqen e internetit të Agjencisë Ruse të Informacionit Ligjor.

Ndërkohë, 3 milionë rubla (41,300 dollarë) do të paguhen për ushtarët që u plagosën ose kaluan një traumë gjatë luftës.

Vendimi, i cili hyri në fuqi që nga data e nënshkrimit, do të përfshijë familjet e ushtarëve që humbën jetën dhe ata që u plagosën që nga 24 shkurti, kur filloi lufta Rusi-Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb