MOSKË- Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi sot se nuk e gjykonte të drejtë t’i kërkonte presidentit sirian, Bachar al-Assad të largohej nga pushteti ashtu si kërkojnë perëndimorët dhe vendet arabe, një ditë para bisedimeve në Vjenë për konfliktin sirian.

“Siria është një vend sovran dhe Bachar al-Assad është president, i zgjedhur nga populli. A kemi të drejtë të diskutojmë me atë të tilla çështje? Sigurisht që jo”, konfirmoi Putin në një intervistë të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: