Gazetarja e ‘News24’ Klodiana Lala ka qenë në qytetin Lviv në perëndim të Ukrainës, aty situata është e qetë pasi ushtria ruse nuk ka bombarduar, sikundër po ndodh në shumë qytete të tjera të vendit.

Lvivi, qytetet që ndodhet pranë kufirit me Poloninë është bere porta dalëse për shumë ukrainas që të tmerruar lënë vendin e tyre, dhe pika e kthimit për burrat që pasi kanë siguruar familjet matanë kufirit, kthehen për t’iu bashkuar ushtrisë për t’u përballur me armikun.

“Putin po vret njerëzit dhe fëmijët tanë. Familja ime mbeti në Ukrainë. Nëna ime ndenjti me babain, i cili duhet të rri për të luftuar për vendin tonë. Kur të mbaroje lufta dua të kthehem në vendin tim.”, tha një vajzë refugjate për gazetaren Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb