MOSKE-Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar qeverinë që të ndalojë rritjen e çmimit të vodkës. Sipas BBC, Putin thotë se rritja e çmimit të vodkës mund të bëjë që njerëzit të kthehen tek konsumimi i alkoolit ilegal dhe mundësisht të pasigurt.

Gjatë një takimi të mbrëmshëm me zyrtarët qeveritarë dhe guvernatorët rajonalë në Moskë, zoti Putin tha se çmimet e larta të vodkës e kanë inkurajuar prodhimin ilegal të këtij alkooli, që paraqet rezik më të madh për shëndetin e popullit, se sa vodka e prodhuar legalisht.

Rusia ballafaqohet me krizën më të keqe ekonomike prej vitit 1998, ndërsa monedha rubla e ka humbur vlerën për shkak të rënies së çmimeve të naftës dhe sanksioneve perëndimore, për shkak të rolit të Moskës në Ukrainë.

Inflacioni i pritur vjetor pritet të jetë mbi 10%.

Nderkaq sipas një studimi të publikuar vjet, 25 përqind e meshkujve rusë vdesin rreth moshës 55 vjeç.

Alkooli është faktor që ndikon në këtë drejtim.

Që prej vitit të shkuar, çmimi i një gjysmë litri vodka është rritur me 30 përqind në një total prej 4.10 dollarë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: