Të punosh vite të tëra dhe mjafton 1 orë që të humbësh gjithë pasurinë. Ky është momenti prekës kur një fermer kinez shpërthen në lot pasi detyrohet të braktisë 6 mijë derrat e tij për shkak se ferma ishte përmbytur plotësisht nga shirat e fuqishëm.

Fermeri kinez, Li Xiaobo shihet teksa sheh për herë të fundit kafshët e tij, i pashpresë për t’i nxjerrë nga ujërat që vërshonin nga të gjitha anët.
Përmbytjet në qytetin Bailin shkaktuan 93 viktima.

Të gjorat kafshë qëndruan në bllokuara në ujë për më tepër se 20 orë përpara se një skuadër shpëtimi të nxirrte disa prej tyre. Nuk dihet sa prej kafshëve kanë mundur të shpëtojnë.
Më herët fermeri kishte kërkuar ndihmë publikisht që të shpëtoheshin derrat e tij, shumë prej të cilëve u mbytën brenda në fermë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: