DURRËS

Një 43- vjeçar është arrestuar në Durrës pasi u kap në një automjet tip ”Audi” me një pistoletë.
R.F, ishte ulur në vendin e pasagjerit kur gjatë kontrollit iu zbulua nga Policia një pistoletë tip ”Beretta” me 23 fishekë.
Po ashtu Polcia nuk kurseu as drejtuesin e automjetit S.H, 28 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË

Durrës

Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga një 43-vjeçar.

Në pranga edhe një 28-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. F., 43 vjeç dhe S. H., 28 vjeç, të dy banues në Manzë, Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi Policia kishte marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi” në pronësi të shtetasit S. H., në sediljen e pasagjerit ku ndodhej shtetasi R. F., në një çantë dore, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Beretta” dhe 23 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb