Analisti Fatos Lubonja, u shpreh në emisionin “Kjo Javë” se PD sot gjendet në një pozitë të vështirë ku nuk mbështetet nga oligarkët që dikur e kanë mbështetur kur ishte në pushtet.
Lubonja tha se prej vitit 2000, Rama ka kapur oligarkët duke marrë mbështetje prej tyre në cdo zgjedhje.
“Rama në këtë strategjinë që bëri, në 2000 kapjen e gjithë oligarkëve. Janë pjesë e jetës tonë politike dhe kapja e tyre e dobësoi opozitën. Kur i ka të gjithë oligarkët kundër, a mund të shkosh tek populli?”, tha Lubonja.
Fatos Lubonja: duhet ta pranojmë që të gjitha këto partitë politike kanë qenë parti oligarkësh, kanë parë interesat e tyre. Lufta që ka qenë e poligarkisë dhe mediat e tyre që I kanë sponsorizuar.
Rama në këtë strategjinë që bëri, në 2000 kapjen e gjithë oligarkëve. Janë pjesë e jetës tonë politike dhe kapja e tyre e dobësoi opozitën. Kur i ka të gjithë oligarkët kundër, a mund të shkosh tek populli?
