Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i ftuar në “Real Story”, foli mbi nocionin e të djathtës si ideologji politike në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Patozi tha se Partia Demokratike është forca më e madhe opozitare, por sipas tij, edhe kjo do të matet në zgjedhjet e 25 prillit.

Patozi theksoi se që nga vitet 1920, vite këto ku është folur për herë të parë për nocionet e të djathtës e të majtës në Shqipëri, familjarë të tij, kanë mbrojtur ideologjinë e djathtë. Po ashtu, për Partinë Socialiste, ai tha se ata janë kundërshtarë politikë, por jo armiq.

“Unë s’do doja fare sot të flisnim për PD. Unë partitë i quaj instrumente për të konsideruar disa funksione publike. Kur një parti devijon nga qëllimet tyre. Unë jam larguar nga PD me thikë pas shpine. Dua ta harroj, sepse është një histori që e kam hedhur pas krahëve. Partia Demokratike është forca kryesore e opozitës, por do të matet me 25 prill. Rekordet e fundit janë humbje drastike në 2017 dhe zero vota në 2019. Unë mendoj që tema duhet të ishte opozita dhe jo e djathta. Sepse në Shqipëri nocionet e të majtës dhe të djathtës kanë humbur. Nuk mund të trajtohet fakti i të djathtës ça bën Jozofina dhe Astriti. Ne mund të kenë kujtime të bukura, por janë hequr nga fjalori i tyre sepse janë fokusuar në projekte të ndryshme politike. PD e ka lidhur ngushtësisht fatin e tyre me LSI, të cilët janë më radikal se PS. Ata thonë jemi e djathta, por janë të lidhur me LSI. Unë jam këtu, po të mos ma përmendi ndonjë PD nuk flas kurrë për të. Ne që jemi forca opozitare dhe të rreshtuara në qendrën e djathtë, sepse kështu duam të jemi. Unë personalisht, që nga vitet ’20 që flitet për të djathtët e të majtët, të katërt gjyshërit nuk i kam rreshtuar majtas. Kjo s’do të thotë që skam respekt për të majtët. Ne i kemi ata kundërshtarë, por jo armiq, duhen respektuar”, tha Patozi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb