Është zhvilluar me debate mbrëmjen e sotme, emisioni “Open” në News24. Ka qenë analisti Fitim Zekthi që është përplasur me Anëtarin e Kryesise se Partise Demokratike, Aldo Bumçin.

Pjesë nga debati:

Zekthi: Protestat kanë qenë për jetën e brendshme të Foltores. Partitë nuk pranojnë të ndryshojnë, elita që i drejton rri aty me forcë.

Bumçi: Ke 1 vit e gjysmë që flet vetëm plot.

Zekthi: Kanë thënë që sapo të vijnë ne e rrëzojmë. Gjeneza dhe ecuria e Foltores deri më sot ka qenë jo e sinqertë.

Shehu: Më e sinqertë se kjo lëvizje nuk ka.

Zekthi: Të gjitha kafet ishin plot, në protestë maksimumi 10 mijë veta. PD ka një krizë që nuk është pranuar. Se drejton ti këtë emision. Nuk të ndërpreva. Njerëzit që kanë qenë në pushtet aty kanë fshehur problemet e veta.

Bumçi: Ke folur më shumë se të gjithë

Zekthi: Ti e mat kohë time këtu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb