Pedagogu Ervin Goci denoncon në një postim në “Facebook” se po shembet 7-katëshi i Maks Velos, që sipas tij, është pasuri e arkitekturës dhe trashëgimisë.

Në denoncimin e tij, shoqëruar dhe me video, Goci shkruan me tone të ashpra se “maskarenjtë që për ç’nuk flasin e për ç’nuk na çajnë veshët, nuk flasin se si po shkatërrohet kjo pasuri”.

“7-kateshi i Maks Velos, duke u prishur ne mes te dites, nje godine ne gjendje shume te mire siç ka thene dhe konstruktori Orhan Sakiqi. E varrosen Maksin, bashke me eshtrat e veprave te tij, tani i dalin dhe i kendojne ode per vepren. Te gjithe maskatenjte qe per ç’nuk flasin e per ç’nuk na çajne veshet, nuk flasin se si po shkaterrohet nje pasuri e arkitektures dhe e trashegimise. Ketyre u pordh m’u ne goje. Qelbesira staliniste! Vemje te Partise se Punes”, shkruan Goci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb