Deputeti i PD Tritan Shehu në rubrikën “Opinion” në News24 foli për tensionet në veri të Kosovës.

Gjatë bisedës në studio, ai tha se situata mbetet komplekse dhe se është e përsëritur pasi provakacionet serbe ka mbajtur gjithmonë të nxehtë konfliktin.

“Vuçiçi nuk ka firmosur as marrëveshjen e Ohrit. Vuçiçi hodhi në kosh edhe marrëveshjen me SHBA. Serbia ka penguar Kosovës në rrugën e saj. Ka një strategji tensioni e krijuar dhe e udhëhequr nga qarqe ultra-nacionaliste serbe. Këtu ka edhe intereferenca ruse dhe kërkojnë të heqin vëmendje duke krijuar vatra tensioni, nëpërmjet bandave në Serbi”, ka thënë ai.

Sa i përket qëndrimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe deklaratave të SHBA, Shehu tha se Serbia fillimisht duhet të ndërpresë lidhjet me Rusinë.

“Strategjia e Serbisë është të mbajë ndezur konfliktet, tani nëse ka qenë eficent apo jo komunikimi i Kosovës me aleatët, kjo është një bisedë tjetër. Pasi thelbi është agresioni serb. Serbët duan të mbajnë një vatër të ndezur tensioni”, tha ndër të tjera ai.

Ndër të tjera Tritan Shehu shtoi: Mbeta i çuditur nga deklarata e Blinken, pasi fillimisht duhet të dënohet Serbia. Nuk mendoj që Kosova nuk e ka mbështetjen e SHBA, e ka dhe do ta ketë. Pavarësisht momenteve apo problemeve që i shoh si të përkohshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb