KAMËZ

Një lokal është qëlluar me armë zjarri në orët e para të ditës së sotme në Kamëz.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 05:10, në Kamëz, në bulevardin “Donald Trump”, janë thyer (dyshohet me armë zjarri) xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit Ndriçim Mullhaj.

Lokali në ato momente ka qenë i mbyllur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb