Qëllohet me armë zjarri një person në fshatin Rrile të Lezhës. Raportohet se një 54-vjeçar ka mbetur i plagosur në rrethana ende të panjohura.

Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes, afër gjimnazit të fshatit.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për shtetasin Agron Puka, ndërsa pritet që të tjera detaje të zbardhen në vijim.

I plagosuri fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: