Policia e Vlorës ka vendosur në pranga 43-vjeçarin A. Sh., pasi natën e ndërrimit të viteve, ka tentuar të vrasë me armë një 36-vjeçar.

Pas një konflikti të çastit, 43-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri, në një lavazh në “Ujin e Ftohtë” në Vlorë shtetasin Sh. Gj., po për fat mirë pa i shkaktuar dëme.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e “vrasjes me dashje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë

Tentoi ta vriste me armë zjarri 36-vjeçarin, mesditën e datës 31.12.2021, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

A. Sh., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 31.12.2021, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e një lavazhi, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Sh. Gj., 36 vjeç, pa i shkaktuar dëmtime.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb