Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje komentuesve në rrjetet sociale, të cilët ankohen sipas tij për shkëmbimin e batutave mes tij dhe Lulzim Bashës.

Sipas tij shakaja është gjëja më serioze në botë, duke citur një thënie të Ëinston Churchill, ndërsa shtoi se kushdo që do të mësojë më shumë për programin e PS mjafton të shohë në rrjetet sociale jo vetëm postimet me Bashën, por edhe ato ku shfaqet puna dhe aktivitetet e PS.

“Pas një ditë të tërë plot punë e takime shumë të mira në Vlorë më shkruan stafi që në këtë faqe janë futur sërish ushtarët e kënetës duke sharë e ankuar se po tallem me demek me popullin me këmbimet që bëj me Lulin. Mes tyre ka realiasht dhe nga ata që shqetësohen nga 2 minuta shaka në ditë. Por siç thoshte një burrë i madh Çurçill, “Shakaja është diçka shumë serioze” dhe e përdorte shpesh. S’ka gjë me larg talljes së ajo që bëj unë me Lulin. Ndërkohë që tallja e vërtetë me popullin është ajo që bëjnë kua kuatë”, tha ai.

“Të duket ngelje busulle kot integrimi në BE? Më bëhet e vështirë të të shpjegoj se përse hyrja në BE është gjëja më plot që mund të bëjmë tani.
Si do e marrësh vesh kur nga 2 orë postime në ditë me punë e projekte, ty të mbetet mendja tek 2 minutat me Lulin. Shih të tjerat e do marrësh vesh ehe projektet”, iu përgjigj ai një tjetër komentuesi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb