Në emisionin Prime në News24 u zhvillua një debat mes dy të ftuarve për rolin e SPAK.

Avokati Genc Gjokutaj tha se SPAK i shërben qeverisë.

Mirëpo, gazetari Poli Hoxhi e kundërshtoi këtë qasje, duke thënë se SPAK ka bërë goditje të fuqishme ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjokutaj: Nëse nuk do të ishte SPAK, Rama nuk do të ishte kryeministër. Është institucion i kapur.

Poli Hoxha: The se SPAK është i kapur, kur ka arrestuar më shumë zyrtarë nga qeveria?

Gjokutaj: Më thuaj një grup kriminal, që SPAK e ka hetuar vetë? Vijnë informacionet nga jashtë, kurse këta këtu vetëm dekonspirojnë. Qenke interesant ti.

Poli Hoxha: Nuk është e vërtetë, SPAK ka goditur rrjetet kriminale më së shumti.

Gjokutaj: Pse nuk kapet drogë te Porti i Durrësit ka tre vjet? SHISH dhe SPAK janë një dhe këta institucione e kanë mbajtur Edi Ramën. Ky SPAK ka hyrë në gjynah.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb