TIRANE

Në takimin më Grupin Ndërkombëtar të Zgjedhjeve, përfaqësuesi i PD dhe opozitës, Oerd Bykykbashi, vuri në dukje konkluzionin e ODIHR, se shkak për mungesën e zgjedhjeve denorkatike nuk janë mangësitë e Kodot, por mungesa e vullnetit politik për te zbatuar garancotë ligjore.

“Kjo është këmbanë alarmi për cfarëdo reforme zgjedhore sepse bën nul perpjektjet që po bëjmë. Kriza është sot fare e qartë dhe e vetmja dalje është udhërrefyesi i Bundestag. Dhe tre elemente kryesore te tij jane:
1. Reforma zgjedhore dhe testimi i tyre
2. Ngritja e Gjykatave funksionale
3. Ndeshkimi i krimeve zgjedhore.

Angazhimi i opozites eshte vetem tek reforma zgjedhore. Dhe angazhimi yne eshte i plote. Askush nuk i beson konsensusit me Edi Ramen por per hir te ketij angazhimi ne u ulem me 14 janar dhe beme nje kompromis me detyre te qarte per reforme konsensuale dhe me afat te qarte.”- u shpreh Bylykbashi, raporton ‘BalkanWeb’.

Në takimin me grupin ndërkombëtar të zgjedhjeve bëri përgjegjëse qeverinë për mungesën e vullnetit për të patur një reformë të plotë zgjedhore që garanton garë të ndershme.

“Shumica deri me sot ka treguar qendrim refraktar. Propozimet tona ose jane kundershtuar ose fragmentuar dhe zvogeluar dhe ne kete menyre synohet te behen joefektive. Ne nuk pranojme nje reforme qe duhet thjesht per te vene nje tick on the box dhe te vajtojme serish standartet nje dite pas zgjedhjeve. Ne nuk po lutemi ne kete proces, por po propozojme zgjidhje. Ma‎zhoranca duhet te garantoje qe reforma eshte gjithperfhsirese jo thjesht me formatin e tryezes, por edhe me produktin. Kete kerkon Bundestag.”- mësohet të jetë shprehur Bykykbashi në takimin me dyer të mbyllura.

Më emër të opozitës, Oerd Bylykbashi u shpreh se zgjidhja për të neutralizuar qendrimin antidemokratik të Edi RMës, është qe eria kujdestare e zgjedhjeve.
“Duhet garanci qe shteti eshte neutral dhe i ndare nga partite. Por me kete qasje te Edi Rames ka vetem nje zgjidhje. Kjo eshte ajo qe propozon Opozita: nje qeveri kujdestare qe garanton kryerjen ne menyre neutrale te detyrave ne zgjedhje, nuk nderhyn ne zgjedhje ne favor te nje partie dhe ndeshkon pa vonese krimet zgjedhore” – tha Bylykbashi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb