Një emigrant shqiptar që jeton në Gjermani, i është bashkuar sot protestës që po mbahet para Kryeministrisë.
Ai shpalosi disa nga kërkesat e lëvizjes, që është qeveria teknike dhe shfuqizimi i Paktës së Maleve apo dhe ligji për investimet strategjike.
“Faleminderit qe e bëni të qartë se Shqipëria nuk është pronë private. Sot jam kthyer këtu se vendi ka nevojë për ne. I bëj thirrje diasporës të vijmë ne. Kjo protestë nisi me Zvernecin, por është kundër korrupsionit dhe vjedhjeve e varfërisë. I bëj thirrje intelektualëve të Shqipërisë, vihuni kundër kësaj qeveri. Shqiërië nuk i mungojnë intelektualët. Shqipërisë nuk i mungojnë zërat e fortë. Duhet të jenë këtu! Poshtë qeveria, kërksat tona janë të thjeshta; dorëzoni ligjin e Paketës së Maleve, hiqni ligjin e investimeve strategjike dhe të krijojmë qeveri teknike. Ky këtu duhet të hiqet. I bëj thirrje Ramës, shqiptarët dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për ty. Shqiptarët nuk të duan.”, tha ai.
