Edi Rama është një kryeministër arrogant që na ka çuar te “luga e ndryshkur”!

Kështu ka deklaruar biznesmeni Erlind Xhindi, i ftuar në News24 në një intervistë me Nisida Tufën, duke komentuar atë që po ndodh prej 3 javës në Tiranë, ku qytetarët janë mbledhur çdo mbrëmje para Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.Xhindi u shpreh se protesta ka treguar pjesëmarrje të gjerë dhe mbështetje nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, ndërsa shtoi se pjesë e tubimit kanë qenë edhe punonjës të administratës, që tregon humbje të mbështetjes ndaj tij.

“Rinia tregoi qytetari, tregoi se ka ende gjak që të mblidhen. Kemi kërkuar të gjithë në mënyrë paqësore dhe qytetare ikjen e kësaj klase politike, gjë që do të ndodhë. Kjo është një rrugë shumë e bukur por shumë e gjatë. Pas protestave ne do të marrim një rrugë të gjatë pa hajdutë dhe sekte kriminale. Ne nuk jemi pjesa që duhet të demoralizohemi, duhet të jemi optimistë. Kemi pasur mbështetje edhe nga diaspora.

Kryeministri na ka çuar te luga e ndryshkur, vjedh buxhetin dhe pronat dhe i ndan me oligarkët. Kryeministri është treguar shumë arrogant. Për mua ai quhet një ish-kryeministër.

Rama e ka humbur mbështetjen. Në protestë ka pasur edhe njerëz nga administrata”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb