Preç Zogaj në emisionin “Kjo Javë” ndërsa foli për sulmin e paligjshëm ndaj “Prestige Resort”, tha se është një veprim që nuk e kishte menduar.

Po ashtu tha se është një akt për të mbyllur gojën e medias, duke shtuar se është parë si një hakmarrje e kryeministrit për linjën editoriale të medias BalkanWeb, News24 e Panorama…

Më tej shtoi se qeveria do të paguajë për këtë dhe se e drejta do të shkojë në vend.

“Demokracia fitohet shpejt por nuk mbahet lehtë. Mbahet me përpjekje të vazhdueshme, Nuk duhet të heqim dorë nga përpjekja për ta mbajtur demokracinë. Nga paligjshmëria, arroganca, është një betejë që nuk mbaron. Në shtator kur ndodhi për herë të parë besova se aty përfundoi. Por nuk shoh se ka ndryshuar diçka, pra është hakmarrje ndaj një media kritike e kryeministrit Edi Rama. Pamjet janë  indinjuese për të gjithë njerëzit që e çmojnë punën, por këtu nënvlerësohet investimi, mundi gjaku. Mendova po sikur këto media që janë pronësi e Irfan Hysenbelliut të kishin ndryshuar linjën nga shtatori dhe të ishin bërë media putha dore ndaj qeverisë , a do të ndodhte kjo? Kam përshtypjen se kjo. E gjitha kjo lidhet me pozicionin e medias. Media është një fushë delikate, është një goditje dhe humba  e madhe, pra është një dëm i madh që bëhet për të nxjerrë inate”, tha më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: