TIRANË
Kreu i sindikatës së pedagogëve Sandër Kovaçi e cilësoi shantazh deklaratën e kryeministrit Edi Rama për vetting të drejtuesve të universiteteve.
Kovaçi tha në emisionin “Frontline” në News24 se pedagogët po kërkojnë një borxh që qeveria u ka. Sipas tij, profesori shikohet në një frymë intimiduese, si shtresë e injoruar dhe se kur nuk investon në arsim, të intereson injoranca.
“Duket sikur ne po kërkojmë 50% rritje, ne po kërkojmë pa interesa atë që duhet të na kishte rritur nga 2004 pa inflacion.
Profesorati nuk ka pasur asnjë rritje vjetore. Profesorati nuk mund të ngelet në këtë rritje.
Ne e konsiderojmë si imediate një ndryshim rrënjësor të gjendjes. Ndryshimi kërkon t’i kthesh borxhin universiteteve.
Qeveritë shqiptare nuk e kanë parë si prioritet, qeveria aktuale ka insistuar në investime strategjike dhe nuk ka investuar në rroga. 2-3 vitet e para, mandatin e parë ok mund të mos investosh në paga, por në vitin e 9-të është…
Mali i Zi e ka parë si prioritet arsimin. Po nuk e ke pe si prioritet do ketë këtë gjendje. Duke e parë si klasë armiqësore vijmë në këtë situatë që nuk duhet të ketë investim te ta. Ne duhet të shihemi si klasë bashkëpunëtore.
Këtu shikohet profesori në një frymë intimiduese, si shtresa e injoruar. Në Shqipëri sistemi politik është i kalbur dhe i korruptuar. Kur nuk investon në arsim, të intereson injoranca. Po i le njerëzit në varfëri të plotë, injorancë të plotë…”, tha Kovaçi.
Ai theksoi se nuk duhet ta kthejmë universitetin në klasë të 13-të duke risjellë një deklaratë të tre viteve më parë. Kovaçi deklaroi se vettingu ndaj profesorëve do ishte i vlefshëm po ta kishte bërë nga 2013, por ta bëjë sot që ka protestë, sipas tij është qëndrim i poshtër i kryeministrit.
“Unë këtë thirrje e kam bërë që në 2004. Jemi në stanjacion. Kur i kemi bërë kërkesat ka qenë 2019 dhe i kemi kërkuar qeverisë, kryeministrit dhe ministres së Arsimit ne vendosëm një afat 5-mujor që kërkesat të ishin të matura. Nga janari në maj e kishim pjesë të diskutimit në universitet. Kërkuam dyfishim të investimit në universitet.
Ti mund të thuash autonomi dhe ndaj energjisë, ndaj pensionistëve dhe dalim në Pazar. Universitetet janë e mirë publike.
Orët shtesë paguhen 5 mijë lekë të vjetra për asistentin dhe i marrim shumë vonë.
Tabela e pagesës është e 2011. I jashtmi merr 5 mijë lekë dhe 2 mijë lekë ia merr parkingu. Në Shqipëri ka 10 herë më pak investim për kërkim shkencor, 18 herë më pak se Serbia.
Nëse i thua studentit shpenzo 10 mijë euro për doktoraturë po i thua atij shko copëtohu në punë.
Në Kosovë qeveria paguan 8 mijë euro për çdo doktoraturë. Ata që bëjnë doktoraturën në Shqipëri, sidomos ata që bëjnë një doktoraturë cilësore është hero.
Nuk kemi kërkuar shumë, 0.3% të GDP-së. Ndaj nuk e quajmë të negociueshme këtë situatë.
Shantazhi i tij është ndaj profesorëve, ndaj drejtuesve. Vettingu ndaj profesorëve do ishte i vlefshëm po ta kishte bërë nga 2013, por ta bëjë sot që ka protestë është qëndrim i poshtër i kryeministrit.
Po të isha aty do i thosha nuk po flet me njerëz dele këtu. Në peticion janë dakord 100% e personelit akademik”, tha Kovaçi.
I pyetur nëse ka pasur pasur kërcënime, ai tha se është i pastër në kërkesat e profesoratit dhe kjo gjë nuk mund të ndodhë.
“Jo, nuk është e mundur. Të gjithë janë të bindur që jam i pastër në kërkesat e profesoratit. Po përfaqësoj profesoratin e pastër. Profesorati ka kaluar në një gjendje të varfër.
Në qoftë se bën fjalë për vetting të drejtuesve tani nuk ka sens se është shantazh që ata presionin ta çojnë poshtë të pedagogët. Jemi në të drejtën tonë dhe ndaj nuk mund të më shantazhojë dikush”, tha Kovaçi.
Lidhur me qëndrimin e fakultetit të Mjekësisë, ai u shpreh se pret vetëm solidarizim.
“Mjekësia ka kushte specifike për arsye se profesorët janë dhe shefa pavionesh dhe nuk mund të largohen nga pacientët dhe mësimi bëhet në pavionë. profesorati merr një pagë dhe si mjek dhe një kompensim si profesorë dhe i kanë pagat pak më të lartë.
Ajo që nuk falet është mungesa e solidaritetit. Unë kam dhe arkitektë që janë solidarizuar.
Çdo shantazh është mashtrim dhe nuk ka shans ta çojë në përfundim. Nuk mund të shkojë me shkarkim se ka kushtetutë, ka të drejta të njeriut.
I themi profesoratit jeni të sigurt, ju mbron ligji. Nuk ka asnjë lloj mundësi të ketë…
Kryeministri e bën shantazhin që të bëjnë trysninë poshtë. Unë mendoj se trysnia poshtë do rrisë presionin.
Ne do rezistojmë deri sa të realizohen kërkesat e profesoratit që janë minimaliste. Në qoftë se deri dje kam pasur një lloj ballafaqimi dhe me rektorin, vërejtjet e mia, unë i them tani se jam me ta. Kryeministri ka pasur kohë nga 2013 deri tani po të donte të bënte vetting”, tha Kovaçi.
Ai pohoi më pas se ka punuar me kryeministrin dhe është vlerësuar, por tani paguhet
“Po vuajmë nga arroganca. Këta janë në majën e Olimpit shëtisin në ajër, Universiteti është në tokë. Universiteti autonom? Pse bën shantazh ndaj Rektorit dekanit?
Në 2020 i kemi thënë mos bë zgjedhje kur nuk ka studentë, i kanë bërë më 30 korrik.
Nuk është se nuk kemi kërkuar transparencë, votimi është kthyer më keq se votimet politike.
Duan të kapin poste me rroga më të larta. Grada në Shqipëri merret vetëm për ta pasur rritje rroge. Arroganca e kryeministrit tim, me të cilin kam punuar 2 vite. Nga 2013-2015 kam qenë drejtor i analizës në SHISH dhe kemi marrë shpërblim për rezultate. Dhashë dorëheqjen për të punuar në universitet. Jemi njerëz që punojmë. Privati më thotë vlen më jep 30 mijë lekë, Kosova më jep 50 euro kur kam dhënë mësim atje, ndërsa këtu më paguhet 10 mijë lekë. Edhe lekët e privatit mi taton shumë e më kthehen një thelë”, tha Kovaçi.
