KOSOVA

Vjosa Osmani ka përkrahur programin që ka prezantuar sot Kurti të qeverisë së re para votimit të saj në Parlament.

Ajo është shprehur se një pjesë e madhe e programit që ka prezantuar sot janë idetë e saj që i prezantoi qytetarëve para zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.

Po ashtu ajo thotë se Glauk Konjufca do të lërë postin e kryeparlamentarit ditën që do të bëhet ministër dhe jo më parë.

“Sa i përket Konjufcës, ai do të largohet nga pozita e tij pas ti të zgjidhet ministër. Sepse mandati i tij përfundon në momentin kur të zgjidhet ministër. Në momentin që votohet për ministër, pozita e tij mbetet vakante. Por kur do të ndodh kjo, do të mbetet në koordinim të grupeve tona parlamentare”, ka thënë ajo duke potencuar se nuk do të ketë vonesa për këto ndërrime postesh. I gjithë programi i propozuar sot është program i hartuar bashkarisht. Unë jam ndier krenare sot që mandatari për kryeministër ka prezantuar një pjesë të madhe të programit që unë e kam prezantuar para qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Në fakt Vjosa Osmanit i mbetet të jetë vetëm deputete pasi nuk do të jetë pjesë e mirëfilltë e qeverosë. Ajo nuk do të jetë ministre dhe as kryeparlamentare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb