Qeveria e re e koalicionit e formuar në Izrael, e udhëhequr nga kryeministri Naftali Bennett, dje ka miratuar një projekt për ndërtimin e 31 ndërtesave të reja në vendbanimet e paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Mediat lokale raportuan se nënkomiteti Suprem i Planifikimit i Administratës Civile pranë Ministrisë së Mbrojtjes shqyrtoi projektin përpara miratimit të tij.

Në mesin e ndërtesave të miratuara për ndërtim janë një qendër tregtare dhe dy sinagoga.

Kjo është hera e parë që qeveria e drejtuar nga Bennet, e cila erdhi në pushtet më 13 qershor, miraton ndërtimin në vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor.

Ka më shumë se 250 vendbanime të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor, të cilat Izraeli i pushtoi në vitin 1967.

Më shumë se 400.000 kolonë hebrenj që banojnë në këto vende e bëjnë jetën edhe më të vështirë për palestinezët që jetojnë nën pushtim në Bregun Perëndimor.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb