TIRANE- Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ashtu sikurse ka lajmëruar në strategjinë afatmesme të borxhit, ka hapur këtë të enjte tenderin për përzgjedhjen e kompanisë që do t’i japë konsulencë ligjore për eurobondin. Kjo vjen vetëm tre javë pas vendimit të qeverisë që autorizonte këtë ministri për procedurat që do të ndiqen për të zgjedhur konsulentin që do ta ndihmojë qeverinë të dalë në tregjet e kapitalit. Kjo do të jetë dalja e tretë e Shqipërisë në tregjet e kapitalit e cila e nisi këtë rrugëtim në vitin 2010 kur mori një Eurobond me vlerë 300 milionë euro.

Afati I këtij të fundit përfundoi në 2015 kur qeveria Rama dolinë tregje duke rinovuar 300 milionë eurot e marra më parë por duke shtuar edhe 150 milionë të tjera të reja. Në atë kohë borxhi në tregjet e kapitalit për shumicën 450 milionë euro u sigurua për 5.75 për qind. Edhe dalja e radhës pritet që të jetë një rinovim i eurobondit aktual të qeverisë afati i së cilit përfundon në fund të 2020.

Detyrat e konsulentit
Konsulenti që do të përzgjidhet nga Financat duhet të përmbushë një sëri kriteresh dhe detyrash të përcaktuara në specifikimet teknike të procedurës. Në objekt të shërbimit janë rishikimi i çështjeve ligjore dhe rregullatore “Këshillimi mbi ligjin e bursës si edhe mbi rregullore të tjera të zbatueshme lokale dhe tatimore të vendit (në bashkëpunim me konsulentët vendas), mbi çështjet e emetimeve ndërkombëtare të bondeve nga entitete sovrane si edhe mbi parablerjen me metodën “tender offer”.

Po kështu asistencë gjatë procesit “Due Diligence”, i cili konsiston në verifikimin e saktësisë së informacionit të përfshirë në dokumentet e ofertës.

Së treti do të shihet përcaktimi I afateve kohore, përgatitja e dokumentit të ofertave përfundimi I dokumentacionit hedhja e bondeve në treg mbyllja e ofertës dhe listimi në bursë .

Kontrata që parashikon të nënshkruajë ministria e Financave do të jetë e vlefshme deri në fund të vitit 2019 çka do të thotë se emetimi i Eurobondit do të bëhet brenda këtij afati./monitor/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb