Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me strukturës e Partisë së Lirisë në Vorë. Gjatë këtij takimi Meta tha se Vora është lënë pas dorë nga qeveria e Rilindjes., pasi sipas tij i vetmi qëllim i kryeministrit Edi Rama është të grabisë dhe jo të punojë për qytetarët.

“Ndryshimi është një nevojë ulëritëse. Vora është në një situatë dëshpëruese. pas 11 vitesh qeverisje të Ramës dhe pas 4 vitesh të një monizmi vendor. Në katër vite , katër kryetarë ka ndërruar Rilindja në Vorë. Mbi 50 % e administratës në Vorë, nuk kanë lidhje me komunitetit, por vijnë për të marrë rrogën dhe për të bërë qokën për partinë e Rilindjes. Duhet të investohej në shërbim të komunitetit të infrastrukturës. 12 mln euro shkojnë në xhepin e Ramës dhe jo për infrastrukturën. Me të gjitha ata që janë prekur nga tërmeti është luajtur tragjedi”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb