Një nga protestuesit foli në protestën e sotme, të 126-tën me radhë kundër qeverisë.
Ai tha se ka ardhur nga Athina për të qenë në protestë. Sipas tij, Shqipëria ka në krye një qeverisje, që janë si Ali Baba me 40 hajdutë.
Protestuesi ngriti pyetjen sesi ka mundësi që 40 hajdutët janë kapur, ndërsa kryeministri, që për të është Ali Baba, nuk kapet. Paralajmëroi se shqiptarët e Athinës do jenë në shesh deri në rrëzimin e qeverisë.
Protestuesi nga Athina: Unë jetoj në Athinë dhe kam ardhur për të protestuar këtu. Ky është Ali Baba me 40 hajdutë. Janë kapur 40 hajdutët dhe Ali Baba nuk është kapur? Kjo nuk shkon.
Ju njoftoj se shqiptarët e Athinës do jenë këtu. Ky është kriminel. Na shan neve e na thotë kriminelë, por kriminel është vetë. Kjo qeveri është një grup kriminal.
