Aktivisti Ilir Xhemalaj në protestën e 53 kundër Ramës tha se qeverisë së tij i ka ardhur fundi. Ai u shpreh se po përpiqet që të bëjë gjithçka që të shpëtojë por e ka të kotë,

“Kësaj qeverie i ka ardhur fundi. Po bën çdo gjë që të shpëtojë, por nuk do të shpëtojë. Po kërkon të shfuqizojë ligje, por nuk na intereson. Ne duam vetëm dorëheqje. Jemi mbledhur në shesh sepse jemi të vjedhur. Na vjedh mafia e ushqimeve. Nafta ngrihet, ushqimet rriten. Kjo mafie vetëm nga vjedh të gjithëve. Por asnjë nga ata nuk ka për të shpëtuar. Një kryeministër që i përgjigjet shqiptarëve me fack y*u nuk përfaqëson shqiptarët. Një president që flet për protesta kudo nëpër botë, por nuk thotë asnjë fjalë për protestën këtu, nuk përfaqëson shqiptarët. Kjo politikë 80 vjeçare të largohet. Kërkojnë dorëheqje të kësaj qeverie, një kod të ri zgjedhor, kërkojmë dorëheqjen e qeverisë Rama”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb