Kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali ka dhënë një mesazh dedikuar Selim Veizit, personi që ka mbajtur postin e tij për herë të parë në demokraci dhe që sot u nda nga jeta prej COVID-19.

Krali shkruan se Veizi e qeverisi Kavajën në periudhën më delikate me përulësi, qytetari e ndershmëri dhe pas la emrin e mirë të një burri të mençur e të urtë.
Po ashtu Krali ndjen pikëllim që COVID_-19 po tregon se nuk kursen askënd prandaj i fton të gjithë të respektojnë masat mbrojtëse.

STATUSI NGA REDJAN KRALI
Qeverisi qytetin tonë në periudhën më delikate. I pari Kryebashkiak i zgjedhur nga qytetarët e Kavajës në fillimet e pluralizmit. Shërbeu me përulësi, qytetari e ndershmëri dhe pas la emrin e mirë të një burri të urtë e të mençur.
Shpirti i Selim Veizit pushoftë në paqe dhe Zoti i dhëntë durim e forcë familjarëve për ta kaluar dhimbjen e humbjes së njeriut të tyre të dashur.
Ndjehem i pikëlluar që brenda të njejtës ditë, i dhamë Lamtumirën dy njërëzve të mirë me vlera të rralla. Fatkeqësisht #covidi po na e tregon në mënyrën më të ashpër që nuk kursen askënd ndaj dhe ju ftoj sërisht, të shtojmë vëmendjen tek masat mbrojtëse që secili nga ne duhet të ndërmarrë për ta ulur sa më shumë rrezikun e përhapjes. Maska ndihmon, distanca fizike dhe sociale gjithashtu. Nëse të gjithë ndërgjegjësohemi mund të ia dalim ??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb