NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
300 gr gjizë pa kripë
3 lgj peksimadhe
3 lgj djath parmixhano
1 kokërr veze
2 lgj majdanoz i grirë hollë
Kripë, piper i zi
Për salcën:
400 ml pure domate (salcë)
4 lgj vaj ulliri
1 thelpi hudhër
Kripë, piper i zi, borzilok
Pergatitja
Në një tas bashkojmë gjizën me 1 kokërr vezë, 3 lugë parmixhano të grirë hollë, kripë, piper i zi, majdanoz. Të gjithë këto përbërës i trazojmë mirë, shtojmë në fund peksimadhen gradualisht derisa të rregullohet kosistenca e brumit të qoftes me gjizë, e punojmë mirë atë me qëllim që peksimadhja të përthithë lagështirën e gjizës. E lemë të pushojë për disa minuta.
Pas 10-15 minutave formojmë qofte të vogla në formë rrumbullake. Ndërkohë në një tigan të thellë ngrohim vajin e ullirit së bashku me një thelpi hudhër, e lemë hudhrën sa të cingërijë dhe e largojmë atë duke shtuar purenë e domates tek vaji, shtojmë pak borzilok dhe kripë dhe e lemë salcën të ziejë. Shtojmë më pas qoftet me gjizë dhe i lemë të ziejnë për 10 minuta, më pas i largojmë dhe i shërbejme me pak borzilok.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)
