Deputeti i PD-së, Ervin Salianji paralajmëroi sot kallëzime penale për korrupsionin në investimet rrugore.

Ai tha se përveç aksit Korçë- Ersekë, është edhe aksi tjetër Qukës- Qafë Pllocë, e cila prej 9 vitesh vetëm merr para nga buxheti i shtetit.

“Ne dhe opozita duhet ta kemi fokusin te këto dhe vëmendja e publikut duhet të jetë te skandalet qeveritare, te paratë të cilat po u merren qytetarëve shqiptarë në mënyrë të dhunshme, qoftë nga rritja e çmimeve që qeveria përfiton taksa, qoftë nga rritja e çmimeve të energjisë për biznesin, qoftë nga rritja e çmimeve të gazit dhe të naftës dhe të çfarëdolloj tjetër produkti. Këto janë skandale që do ti ndjekim, unë i kam çuar shkresa institucioneve për këtë rast por edhe për rrugën tjetër Qukës- Qafë Plloçë e cila po ashtu prej 9 vitesh nuk dihet kur do përfundojë, por vetëm janë kthyer gropa thithëse për paratë. Ne do të çojmë para institucioneve të drejtësisë të gjithë personat përgjegjës që të mbajnë përgjegjësi për shpërdorimin e parave publike”, deklaroi deputeti demokrat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb