Mjeku Ermal Pashaj, u shpreh se ka ardhur koha që protesta të maturohet.
Në një intervistë në “News24”, ai theksoi se e sheh protestën si një faktor politik shumë të rëndësishëm në Shqipëri.
“Protesta ka vërtetuar shumë nga pikëpyetjet që njerëzit kishin dhe ka ardhur momenti që të maturohet. Protestën e shoh si një faktor politik shumë të rëndësishëm në Shqipëri. Ajo është një pol i patjetërsueshëm dhe ka vërtetuar që është një gurë themeli i opozitarizmit dhe ky gurë themeli i opozitarizmit duhet të shtohet në radhët e veta edhe me elementë të tjerë të opozitarizmit për të arritur të maturojë veten për të dhënë fenomene të zgjidhjes. Mendoj që protesta u ka zgjuar nervin njerëzve për të qenë prezent. Mosbindja civile është element legjitim për të protestuar në mënyrë të paqtë dhe për të vërtetuar që forca e njerëzve është ajo që drejton pushtetin dhe jo pushteti njerëzit”, tha ai.
